Me moton emblematike “E di që mundesh”, sot startojnë trajnimet për sipërmarrësi në qendrat për personat me aftësi të kufizuara – të interesuar për t’u vetëpunësuar dhe për të themeluar biznes personal. Trajnimet do të zgjasin 4 ditë dhe do të realizohen në qendrat e punësimit në mbarë vendin, ndërsa personat e interesuar do të kenë mundësi të fitojnë njohuri bazike për disa biznes module, si dhe për zhvillimin e biznes idesë dhe për fitimin e aftësive afariste. Deri më tani, janë seleksionuar rreth 140 persona për ta ndjekur trajnimin.

________________________________________________________________________________________________
“Me profesion jam gazetar, aktualisht honorarist, me dëshirë që të themeloj info-portal personal të fokusuar në ngjarjet teatrore dhe kulturore. Kuptova për mundësinë e cila ofrohet përmes Programit Vetëpunësim dhe vendosa të paraqitem. Kam përvojë praktike si gazetar me përvojë disavjeçare, por nuk e kam idenë se çka do të thotë të menaxhohet biznesi. Shpresoj se në këto trajnime së paku do të fitoj një pasqyrë themelore se çka në të vërtetë nënkupton kjo dhe çka do të thotë menaxher i firmës!” – tha Borçe Grozdanov, njëri nga personat e interesuar i cili ka dëshirë dhe vizion për biznes personal.
________________________________________________________________________________________________
Programi Vetëpunësim i personave me aftësi të kufizuara është pjesë e Planit operativ të masave aktive dhe programeve në tregun e punës për vitin 2016. Parashikohet të përfshihen 200 persona të papunësuar të cilët do të kenë mundësi ta fitojnë grantin themelor prej 270 000 denarë, si dhe mjete shtesë për punësimin e një ose të më shumë personave. Konkursi dhe paraqitja e personave të interesuar akoma zgjatë.