Plani i ëmbël për sukses

________________________________________________________________________________________________

“Gjithmonë them se ja, pikërisht ditëlindja e fëmijës tim më dha fuqi dhe besim për ta realizuar ëndrrën time dhe për të filluar me punë të cilën me të vërtetë e dua – kënaqësia e gatimeve të ëmbla. Pikërisht në ditëlindjen e parë, në këndin e lojërave, mora komplimentet më të mëdha nga të afërmit e mi për tortën e ditëlindjes të cilën e bëra vetë – torta me Nodi. Dhe, kështu, filloi çdo gjë…” – e fillon storjen e saj Ivana Vlladikova nga Shtipi.

________________________________________________________________________________________________
Ajo është njëra nga 11 kandidatët e paraqitur për Programin Vetëpunësim të personave me aftësi të kufizuara, të cilët e ndoqën trajnimin për sipërmarrësi dhe shkathtësi biznesi në Qendrën e Punësimit në Shtip. Ky trajnim ka zgjatur 4 ditë dhe me ndihmën e trajnerëve kandidatët patën mundësi të njihen me disa biznes module, t’i shkëmbejnë biznes idetë e tyre, të punojnë në biznes planin, por edhe t’u parashtrojnë trajnuesve pyetje dhe dilema konkrete.

“Trajnimet janë më se të nevojshme, madje konsideroj se duhet të zgjasin së paku edhe një ditë. Personalisht për mua, përballimi i financave paraqet sfidën më të madhe… rreth kësaj çështje pata më së shumti pyetje dhe dilema. Me trajnerin e kaluam një pjesë të materialit, ndërkaq shpresoj që kjo do të vazhdojë edhe me mentorin dhe se do të mund të fitojë mbështetje edhe më të madhe pikërisht sa i përket kësaj pjese.” – thotë Ivana.

Pas fitimit të grantit shfrytëzuesit në kuadër të Programit do të kenë mundësi për mbështetje njëvjeçare mentoriale në menaxhimin e përgjithshëm të biznesit.
“Me të vërtetë dëshirojë të arrijë sukses dhe t’i kaloj të gjitha fazat e procesit të seleksionimit, si dhe ta fitojë grantin e Programit. Me mjetet planifikoj të furnizohem me aparate të reja për gatimin dhe pjekjen e ëmbëlsirave, frigoriferë më të mëdhenj, ndërsa një pjesë do ta shfrytëzoj edhe për rinovimin e hapësirës së shitjes. Kam plan, kam aftësi, kam vullnet të madh për punë dhe për t’u dëshmuar – dhe shpresoj për më të mirën!”

Comments are closed