Info të shkurtër

Infolista – Program për Vetëpunësimin e personave me aftësi të kufizuara

 

Synimi i Programit është reduktimi i papunësisë dhe hapja e biznesit personal.

Programi zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) Agjencia e Punësimi të Republikës së Maqedonisë (APRM), me mbështetje të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

 

Këto janë hapat për përfshirje të suksesshme dhe për realizimin e Programit

 

  • 1. Aplikimi;
  • 2. Plotësimi i Pyetësorit për aplikim;
  • 3. Sigurimi i të dhënave dhe mendimit për përcaktimin e punëve të cilat mund t’i kryej;
  • 4. Pjesëmarrje në trajnimet e parashikuara;
  • 5. Hartimi dhe seleksionimi i biznes ideve më të mira dhe të qëndrueshme;
  • 6. Mbështetje mentorimi;
  • 7. Regjistrimi i biznesit/subjektit juridik;
  • 8. Nënshkrimi i Marrëveshjes;
  • 9. Nënshkrimi i Marrëveshjes për punësime shtesë.

 

Çka përfitoni nëse përfshiheni në Programim Vetëpunësim:

 

  • 1. Trajnim për aftësi të buta nga fusha e sipërmarrësisë
  • 2. Vërtetim/certifikatë për trajnim të kryer për sipërmarrësi
  • 3. Mbështetje eksperte nga mentori
  • 4. Mbështetje administrative nga Qendra e Punësimit
  • 5. 270.000 denarë për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve
  • 6. Mundësi për mbështetje financiare shtesë për punësime shtesë në shumë prej 92.000 denarë ose 184.000 denarë të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve

 

Të drejtat dhe obligimet e personave të përfshirë në Programin Vetëpunësim:

 

  • 1. Nënshkrimi i Deklaratës për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje;
  • 2. Ndjekje e rregullt të trajnimeve të parashikuara ose takimeve informative;
  • 3. Deri në regjistrimin e firmës, personi ka obligim rregullisht të paraqitet në.Qendrën e Punësimit në terminin e caktuar;
  • 4. Paraqitja e biznesit të regjistruar/punësimi në APRM;
  • 5. Çdo firmë shfrytëzuese e masës duhet të sigurojë kushte monitorimi në afat prej 2 vitesh;
  • 6. Personat që do t’i shfrytëzojnë mjetet 2 vjet nuk mund të kthehen në evidencën e personave të papunësuar deri në skadimin e kohëzgjatjes së Marrëveshjes;
  • 7. Nëse themeluesi i firmës e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë para skadimit të një viti, përkatësisht 2 viteve, nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi-themelues i firmës ka obligim që brenda 12 muajve të kthejë:
  • – 80% të mjeteve financiare, nëse e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë para skadimit të një (1) viti;
  • – 60% të mjeteve financiare, nëse e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë nga ekzistimi i biznesit.

 

Nëse pas skadimit të gjashtë (6) muajve të parë nga regjistrimi, biznesi nuk ka realizuar transaksione financiare (përkatësisht bruto pagë të paguar) i dërgohet shkresë me vërejtje. Nëse pas skadimit të tre muajve nga dita e dërgimit të vërejtjes, shfrytëzuesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare, atëherë hapet procedurë për kthimin e mjeteve të fituara.

Comments are closed