PROGRAMI PUNË E DOBISHME – KOMUNALE
Shërbimet, në të cilat do të përfshiheshit si person i angazhuar, mund të jenë: kujdesi ditor, mbrojtja shëndetësore, këshilla dhe ndihma mjekësore, përfshirja në aktivitete sportive, të mësuarit e aftësive të punës, aktivitete të artit figurativ, muzikor dhe teatror, shërbime këshillëdhënëse për realizimin e të drejtave të caktuara, ndihmë për kryerjen e obligimeve të përditshme dhe/ose obligimeve të tjera, arsim më efikas parashkollor dhe shkollor e tjerë.
Çka përfitoni nga Programi:
- angazhim me punë deri në 6 muaj
- kompensim mujor nga 6.200 denarë për 20 orë pune, me tatim personal të kalkuluar
- mundësi të fitoni aftësi të reja për punë dhe përvojë pune
- statusi i personit të papunë mbetet i pandryshuar
- shfrytëzuesit e asistencës sociale, gjatë kohëzgjatjes së angazhimit me punë, do ta ruajnë të drejtën e shfrytëzimit të asistencës sociale
Për më shumë informacione rreth Programit “Punë e dobishme – komunale” mund të drejtoheni në Qendrën e Punësimit dhe/ose në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale, në komunën Tuaj ose në ueb-faqet si vijojnë:
www.avrm.gov.mk; www.mtsp.gov.mk www.samovrabotuvanje.mk;