PROGRAMI PUNË E DOBISHME – KOMUNALE
- Sigurimi / plotësimi i
- veprimtarisë edukative – arsimore
- shërbimeve shëndetësore
- shërbimeve për kujdes
për personat e moshuar, personat me shikim të dëmtuar, personat me dëgjim të dëmtuar, personat me pengesa trupore, mendore dhe/ose invaliditet të kombinuar, personat materialisht të pasiguruar, fëmijë dhe shfrytëzues tjerë përmes sigurimit të shërbimeve për përkujdesje ditore në qendrat ditore, ofrimi i ndihmës në kushte shtëpiake, ndihmës në natyrë përmes donacioneve dhe lloje tjera të kujdesit.
- Plotësimi i resurseve njerëzore në institucione / organizata të caktuara
- gjatë inkorporimit të sistemit të ri të sigurimit të shërbimeve – qendra ditore për persona me lloj të caktuar të invaliditetit, persona të moshuar dhe shfrytëzues të tjerë, qendra për përkujdesje, shtëpi për strehim dhe ngjashëm.
- zgjerimi i përfshirjes së shërbime të siguruara për personat e moshuar, personat me shikim të dëmtuar, personat me dëgjim të dëmtuar, personat me pengesa trupore, mendore dhe/ose invaliditet të kombinuar, personat materialisht të pasiguruar, fëmijë dhe shfrytëzues tjerë.
- përmes ofrimit të informatave plotësuese për realizimin e të drejtave të caktuara (ndihmë gjatë aplikimit, paraqitjes së dokumentacionit, kompletimit të dokumenteve, etj.).
- Kujdes më i madh për mjedisin jetësor (informimi i popullatës për përfitimet nga shfrytëzimi i preparateve përkatëse për mbrojtjen e kulturave bujqësore/pemëtarisë dhe përfitimet mbi shëndetin, informim për përfitimet nga shfrytëzimi përkatës i resurseve ujore, etj.).
- Zhvillimi i komunës dhe të tjera (informimi për metodat e reja, shërbimet e reja, institucionet e reja, organizatat e reja, planet e reja, strategjitë zhvillimore midis popullsisë së komunës)
Cilat janë përfitimet e komunës:
- angazhimi dhe sigurimi i përfshirjes sociale të personave të cilët më vështirë përfshihen në tregun e punës përmes angazhimit me punë me orar të shkurtuar të punës, me qëllim të fitimit të aftësive të caktuara .
- rritja e ofertës së shërbimeve sociale, në përputhje me nevojat e popullsisë.
- ndihmë për banorët e territorit të vetëqeverisjes lokale, përmes sigurimit të shërbimeve nga sfera sociale.
Për më shumë informacione rreth Programit “Punë e dobishme – komunale” mund të drejtoheni në Qendrën e Punësimit dhe/ose në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale, në komunën Tuaj ose në ueb-faqet si vijojnë:
www.avrm.gov.mk; www.mtsp.gov.mk www.samovrabotuvanje.mk