“Pasi i mbarova studimet e stomatologjisë menjëherë fillova të kërkoj punë, mirëpo nuk pata fat të punësohem në asnjë klinikë shtetërore,” deklaron Arta Alija 30 vjeçe
Një mësim i rëndë, të cilin shumë të rinj detyrohen ta mësojnë në këto kohëra të vështira ekonomike është se kualifikimet arsimore, trajnimi dhe shkathtësitë nuk mjaftojnë për të garantuar punësim pas mbarimit të studimeve. Edhe pse numri i të rinjve që regjistrohen në universite dhe numri i atyre që i vazhdojnë studimet e tyre pasuniversitare ka shënuar rritje në vitet e fundit, prapseprap rritet dhe numri i të papunëve të diplomuar. Në vitin 2011 numri i të diplomuarve të papunë është rritur mbi 20%. Në këtë kontekst, Tatjana Shestovikj, Këshilltar dhe koordinues i aktiviteteve për trajnim pranë Agjencisë të Punësimit të RM-së, deklaron: “Elementi kyç i Programit për Vetëpunësim është inkurajimi i të rinjve të diplomuar, që ende janë të papunë, por edhe i të rinjve të tjerë të marrin në konsideratë mënyra të ndryshme për t’i shfrytëzuar shkathtësitë e tyre.”
Arta dy vite ka punuar në ordinanca private stomatologjike në dy fshatra afër Tetovës. Mirëpo ajo dëshironte që vetë të hap biznesin e saj. “Unë i posedoja shkathtësitë teknike, por më mungonin njohuritë për të drejtuar një biznes si dhe mjete financiare,” deklaron Arta
Miqtë dhe familjarët e Artës ishin të vetëdijshëm për ambiciet e saj, andaj e inkurajuan atë të aplikojë në programin për vetëpunësim. “Unë e pata parë shpalljen në gazetë, por mu desh dikush të më bindë që të aplikoja, për shkak se ne nuk jemi mësuar vetë ta drejtojmë biznesin tonë, gjithnjë na duket më e sigurt nëse punojmë për tjetërkënd,” thekson Arta.
________________________________________________________________________________________________
“Me sa duket granti financiar më stimulimi i duhur për të aplikuar, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për të siguruar ato mjete financiare” thotë Arta dhe shton “Mirëpo ky nuk është i tërë rrëfimi – përpos vështirësive për fitimin mjeteve financiare, ishte edhe frika nga numri i madh i dokumenteve që duhej plotësuar, madje besoj se kjo edhe mund të jetë arsye që i pengon njerëzit të futen në këtë sfidë. Pikërisht për këtë arsye dua t’i inkurajoj kandidatët tjerë që të mos përqëndrohen tek arsyet që i pengojnë për të aplikuari, për shkak se pavarësisht nga rreziku, ata duhet të kuptojnë se për një kohë relativisht të shkurtër rezultatet bëhen të dukshme, e me ta vjen edhe kënaqësia.”
________________________________________________________________________________________________
Përveç ndihmës së drejtpërdrejtë në zhvillimin e planeve të biznesit, trajnimet ju ofrojnë pjesëmarrësve njohje me bazat e definimit të strategjisë për marketing. Për Artën ky ishte një përfitim me rëndësi të veçantë. “ Unë më parë nuk kisha menduar realisht për marketingun, mirëpo tani e kuptoj se suksesi i biznesit varet nga promovimi i tij,” deklaroi Arta.
Tani Arta ka një ordinancë stomatologjike të sajën në Tetovë. Lidhur me këtë ajo thotë: “Ka konkurrencë të madhe lokale, por kam siguri në vete dhe besoj se do jem e sukseshme, sepse veç më kam arritur të tërheq pacientë të rregulltë, ndërsa ordinanca ka bërë emër në rajonin e Tetovës. Granti më ndihmoi shumë.Pajisjet stomatologjike janë shumë të shtrenjta, mirëpo ajo që mësova nga trajnimet është shumë më e vlefshme”
Veç më Arta e ka punësuar një infermiere, mirëpo ajo planifikon ta zgjerojë ordinancën e saj, të blejë një rëntgen aparat dhe të punësojë edhe një dentist dhe një infermiere tjetër, me çka edhe njëherë demonstrohet vlera e Programit për vetëpunësimit, që mundëson krijimin e vendeve të reja pune jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për ata që punësohen te ato.
Pasi të fillojë të funksionojë një biznes sikur ai i Artës, Programi ofron mbështetje të mëtejme duke ndihmuar dhe koordinuar ndihmën për financim të punësimeve të reja. Qeveria dhe UNDP-ja për momentin po kontribuojnë në krijimin e një ueb faqe, përmes së cilës personat të cilët me sukses e kanë përfunduar Programin për vetëpunësim, dhe kanë hapur kompani, do të mund t’i shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të kenë qasje ndaj informacioneve të gjithanshme në lidhje me mbështetjen që ofron qeveria përmes programeve për punësim. Ueb faqja po ashtu do të shërbejë për t’i informuar dhe përfshirë aplikuesit të cilët kërkojnë informacione në lidhje me Programin.