Në Prilep të gjithë e njohin furrën e gjyshit Dimçe në lagjen Xhogdere. Ka filluar me punë që në vitin 1938, si furrë e parë në qytet, kështu që edhe sot e kësaj dite funksionon si biznes tradicional familjar. Gjyshi Dimçe, edhe sot e kësaj dite, përmendet për recetën origjinale të bukës së shtëpisë, bukë e cila është ngjeshur në mënyrë të përkryer dhe e pjekur deri në perfeksion në furrën me dru të disenjuar në mënyrë speciale prej para thuaja se një shekulli.
“Furra punoi deri në vitin 1975. Kur mësuam për Programin për Vetëpunësim, në vitin 2013, me dy vëllezërit e mi vendosëm menjëherë që njëri të aplikojë, ta shfrytëzojmë mbështetjen për furnizimin e materialeve, në rastin tonë miellin, dhe sërish ta hapim dyqanin. Gjithsesi se kishim mbështetje dhe mirëkuptim nga anëtarët më të vjetër të familjes, zhvillonim biseda, ktheheshim në kohëra të kaluara dhe në amanetin e gjyshit tim… përfundimisht vendosëm dhe e hapëm!“ – me entuziazëm e fillon storjen Vllatko Apostollski.
Amaneti i gjyshit Dimçe për vazhdimin e biznesit u realizua, ndërsa cilësia dhe shija e bukës nuk u harrua! Vetëm një javë, pas hapjes zyrtare dhe me vetëm 200 bukë në ditë, “Stara furna” në mënyrë të shpejtë fillon të prodhojë dyfish më shumë, ndërsa vetëm për pesë ditë sasia dyfishohet. Ndërkaq, radhët para hyrjes për bukë të nxehtë gjithnjë e më shumë rriten.
________________________________________________________________________________________________
“Punët me të vërtetë lëvizin shumë shpejtë. Banorët e vjetër të Xhogderes”, të cilët tradicionalisht kanë blerë buke tek ne, përsëri janë myshteri tanë të rregullt, megjithatë kemi edhe myshteri të rinj. Në fillim mendonim se vetëm familja jonë do të angazhohet, megjithatë tregu imponoi nevojën për më shumë. Aktualisht prodhojmë rreth 4000 bukë, 32 të punësuarit punojnë në tre turne, i furnizojmë të gjitha marketet e vogla të qytetit.” – vazhdon Vllatko me entuziazëm të pashuar.
________________________________________________________________________________________________
Planet e familjes Apostolloski nuk mbarojnë këtu. Për disa muaj do të hapin furrë të re në zonën teknologjike “Metalec 1” afër Prilepit. Projektet e reja flasin për edhe më së paku 30 punësime të reja dhe 5 furra – përsëri të ndërtuara në mënyrë tradicionale me dru.
“Shembulli i familjes Apostolloski është dëshmi për atë se bizneset tradicionale familjare, me një vlerësim dhe analizë të mirë të të gjitha përparësive dhe mangësive dhe kërkesës aktuale të tregut, edhe sot mund të jenë më se të suksesshëm. Qëllimi është me vëmendje t’i qasemi idesë, ndërsa tregu dhe rezultatet në mënyrë të pavarur do ta diktojnë ritmin e mëtutjeshëm.” – sqaron Damjan Mitevi, oficer monitorimi në Programin për Zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara – implementues i Programit për Vetëpunësim.
Largohemi nga “Stara furna” me aromën e bukës së nxehtë, ngjashëm më ato të kuzhinave të gjysheve tona. Entuziazmi, përkushtimi dhe optimizmi me të cilin bisedon Vllatko Apostollski na jep shpresa se me të vërtetë ekzistojnë biznese të vegjël të cilët janë të mëdhenj për nga storja e tyre personale, vizioni të cilin e ndërtojnë me durim dita-ditës dhe suksesi i cili pashmangshëm do t’i ndjek.