Është me rëndësi të shikojmë përpara!

 

 

Biznesi familjar i familjes Micevi nga Strumica është një shembull i vërtetë “nga librat”: përfshirje, përkushtim, konstruktivitet, komunikim dhe dëshirë për të pasur sukses. Danka dhe Gorani punojnë bashkë në sallonin e kozmetikës – parukerisë.

Danka Miceva, një grua 45 vjeçare nga Strumica, është themeluese e firmës “Studio Feshën”. Me një përvojë mbi 10 vjeçare si kozmetikologe ajo me bashkëshortin Goranin, berber me mbi më shumë se 20 vjet përvojë pune, vendosin që Danka të aplikojë në Programin për Vetëpunësim dhe ta zyrtarizojnë atë që e punojnë gjatë gjithë jetës.

“Pas përfundimit të trajnimit për shërbime kozmetike në Bullgari vendosa se ka ardhur koha ta hapim firmën tonë Studio për shërbime parukerie dhe kozmetike. Me bashkëshortin kemi përvojë shumëvjeçare, bashkëqytetarët na njohin si profesionistë dhe njerëz të përkushtuar ndaj punës sonë. Aplikova në Program, me sukses i kalova trajnimet dhe e fitova grantin. Filluam me frikë, por me kalimin e kohë u dëshmua se e kemi marrë vendimin e vërtetë.“

“Studio Feshën” funksionon në një hapësirë prej 100 m2 e locuar në shtëpinë familjare të familjes Micevi, ndërsa aktualisht janë të punësuar 5 persona. Sipas pronares, punët shkojnë shkëlqyeshëm, edhe pse sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë janë të mëdha: konkurrenca jolojale, varfëria. Klientë ka, edhe të rinj edhe ekzistues, ndërsa firma vazhdimisht punon në drejtim të inkorporimit të risive gjatë dhënies së shërbimeve dhe kënaqjes së shijeve, madje edhe të klientëve “më specifikë”.

“Si veprimtari e regjistruar zejtare, nga e arritura jemi të kënaqur. Madje nuk ndalemi këtu, vazhdimisht mendojmë për hapat tonë të radhës dhe në cilin segment mund ta zgjerojmë punën tonë. E kemi të qartë se në këtë mënyrë do të jemi aktual në treg, me marketing të mirë dhe qasje profesionale.” – është decide Danka.

Hapi i ardhshëm i familjes Micevi është themelimi i qendrës për trajnim me programe të certifikuara për shërbime kozmetike dhe parukerie. Në një hapësirë shtesë prej 50 m2, janë të idesë të hapin qendër trajnimi për stilistë të rinj dhe ambicioz, të cilët kanë dëshirë të mësojnë dhe të përfshihen në këtë biznes.
________________________________________________________________________________________________

“Deri më tani, në studion tonë kemi trajnuar një numër të madh të personave të rinj nga e gjithë Maqedonia. Një pjesë e tyre akoma bashkëpunojnë me ne, ndërsa pjesa tjetër kanë hapur biznese të tyre. Jemi krenar me atë që jemi pjesë të përsosjes së tyre profesionale. Dëshirojmë që të rinjve t’u japim mundësi për të mësuar, edhe atë të mësojnë në një atmosferë të vërtetë pune. Së këtejmi, në periudhën e ardhshme jemi të fokusuar pikërisht në këtë drejtim. Kemi ndihmë të madhe edhe nga Dhoma e Zejtarëve në Strumicë dhe shpresojmë se së shpejti do ta hapim qendrën e parë të këtillë në këtë pjesë të shtetit”. – me entuziazëm na shpjegon Gorani.

________________________________________________________________________________________________

Bashkëshortët Micevi kanë vizion të përbashkët për biznesin e tyre. Gjithashtu, me krenari theksojnë se tek fëmijët e tyre shohin pasardhës të profesionit, madje edhe me avancim me njohuri akademike dhe tendenca botërore. Vajza Mihaela, e cila tanimë e kryen shkollën e mesme të mjekësisë ka dëshirë të vazhdojë me studime të dermatologjisë jashtë vendit, por ka dëshirë të kthehet në Strumicë dhe ta jap kontributin e saj në firmën familjare.

“Jemi të lumtur me atë që edhe fëmijët inkuadrohen në storjen tonë. Shprehin interesim, ndihmojnë, japin ide dhe sugjerime… ne do t’u lëmë një bazë të mirë dhe do ta shikojmë se si do të vazhdojë storja jonë. Është me rëndësi të shikojmë përpara!“.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014 janë regjistruar gjithsej ??? biznese të veprimtarisë zejtare.

Comments are closed