Shansi për sukses

“Puna e parë që u nevojitet romëve është shansi dhe informatat. Në përgjithësi nuk kanë vetëbesim, nuk i besojnë sistemit ose thënë thjeshtë nuk e dinë se cilat janë mundësitë dhe përfitimet nga regjistrimi biznesit personal formal, në kuadër të masave aktive dhe programeve për punësim.” – thotë Sinisha Pekevski, mentor për punësim në kuadër të Projektit ??? pranë ???.
Sinisha është i angazhuar si njëri nga mentorët në kuadër të pilot projektit me moton: “Gjetja e zgjidhjeve të reja për përfshirjen më të mirë të romëve në shoqëri”, i cili realizohet me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të romëve për qasje më të mirë me shërbime dhe mundësi efikase sociale për zhvillimin e biznesit të suksesshëm. Përveç mentorëve, në këtë projekt janë angazhuar edhe katër trajnues të cilët aktualisht punojnë në katër komuna të Maqedonisë: Tetovë, Kumanovë, Shuto Orizarë dhe Prilep, të cilët përmes rrjetit të ????, organizatave joqeveritare, por përmes kontakteve joformale në terren detektojnë aplikantë të interesuar potencial për programet.
 

IMG_0464
________________________________________________________________________________________________

Erdal Ibraimov është një shembull tipik i një të riu nga Kumanova, nga një familje e vjetër rome, me dëshirë për “para të veta” por edhe me një mosbesim të madh se me të vërtetë i ofrohet shans i mirë. Ai vjen nga një familje zejtare, ndërsa në 50 vitet e fundit disa gjenerata të familjarëve të tij të afërt merren me profesionin e berberit dhe parukerisë.

________________________________________________________________________________________________Nëna e tij, Zizi është njëra nga parukieret më të njohura për gra, me mbi 25 vjet përvojë pune dhe sipas fjalëve të qytetarëve nga Kumanova është sinonim për shërbim cilësor dhe të shpejtë “a la minutë”. Erdali çdoherë ka pasur dëshirë që ta vazhdojë traditën familjare, por deri më tani s’ka pasur mundësi të vizitojë ndonjë trajnim për zhvillimin e mirë të biznesit dhe as që ka mjete për fillimin e biznesit të tij personal.

IMG_0466

Me ndihmën e trajnerit për punësim në Kumanovë, i cili e ka detektuar Erdalin si kandidat potencial për Programin për Vetëpunësim, ai i pranoi informatat fillestare, ndërsa pastaj nën mentorimin e Sinishës punon detajish në përcaktimin e biznes profilit të tij të ardhshëm por edhe mënyrat e realizimit të të njëjtit. Sipas të dhënave të fituara nga pyetësori, Erdali është kandidat i shkëlqyeshëm për Programin për Vetëpunësim. Pikërisht nga ky Program, përveç që do t’i ofrohet mundësia që ta vizitojë trajnimin për sipërmarrësi, kandidati do të fitojë edhe mjete të pakthyeshme në lartësi prej 185.000 denarë për furnizimin e repro-materialeve dhe pajisjes për biznesin e ri. Këto mjete për berberin e ri shpresëdhënës do të jenë të mjaftueshme që të fillojë me punë në sallonin e tij për meshkuj.
Sipas Planit Operativ për masa aktive dhe programe për punësim për vitin 2014, parashikohet punësimi i 20 romëve, ndërsa mbi 100 personave duhet t’u përmirësohen shkathtësitë dhe mundësitë për punësim më të lehtë dhe më të shpejtë në tregun e punës.
“Pritshmëritë nga Projekti lëvizin në kuadrin e përcaktimit të shkaqeve kryesore të përjashtimit social të romëve, por njëkohësisht të zhvillohen kapacitetet të të gjithë partnerëve të përfshirë në proceset e inkluzionit më të mirë të romëve. Deri më tani, në kuadër të Projektit, me të vërtetë shënojmë rezultate të mira: janë identifikuar 250 persona, ndërsa 160 personave u është bërë analizë, me ç’rast 72 prej tyre kanë shprehur interesim që të përfshihen në ndonjërën nga masat aktive dhe programet e punësimit.” – sqaron Jelena Krasiq, menaxhere e Projektit pranë Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Comments are closed