Kur dashuria bëhet edhe profesion

Magjistrja e menaxhmentit të modës – Daniela Millosheska menjëherë lë përshtypje të një vajze të re energjike moderne dhe ambicioze urbane. Në moshën e saj 26 vjeçare, në vitin 2013, ajo e themeloi portalin e modës për shitje: http://www.bastetnoir.com/home. Fillimisht i konceptuar si platformë e modës për prezantimin e disenjatorëve vendorë në disa kategori, por edhe për shitje onlajn, madje edhe dy vjet pas formimit, ideja e Danielës përshkruhet si inovative dhe origjinale.
“Pas përfundimit të studimeve në Nica, të Francës dhe praktikës në Londër, idenë e kisha që të bartë një pjesë të tendencave të modës edhe tek ne. Edhe atë jo vetëm në kontekstin e asaj që e nënkupton moda si stil i filozofisë së të jetuarit, por edhe në një segment tjetër të biznesit – prezantimin e rrobave moderne dhe aksesin e tyre më të lehtë me të gjithë feshën-istët.“
Përmes miqve të saj mëson për Programin për Vetëpunësim, pa mëdyshje aplikon dhe e fiton grantin. Furnizon pajisje për zyrën e saj, e krijon ueb-faqen dhe fillon të komunikojë me disenjatorët e modës nga vendi. Fillon krejtësisht vet edhe atë në një situatë kur familja e saj dhe më të afërmit nuk kanë ndonjë lidhje me këtë lloj të biznesit.
________________________________________________________________________________________________

“Më duhet ta pranoj se në fillim disenjatorët ishin skeptikë ndaj këtij lloji të promovimit dhe shitjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për plasmanin në tregjet e huaja. Megjithatë, situata tani në masë të konsiderueshme ndryshoi. Aktualisht, mbi dhjetë disenjatorë të vendit me rroba të tyre janë të pranishëm në portal… dhe po, shitja shkon! Me hapa modest, por megjithatë lëvizë!“ – shpjegon Daniela.

________________________________________________________________________________________________
Në nivel mujor, përmes sajtit realizohen rreth 10 shitje, që ndoshta duken pak, por për disenjatorët do të thotë shumë. Zvicra, Anglia, Turqia, Serbia, Sllovenia janë pjesë e tregut në të cilat shiten modelet e kreatorëve tanë edhe atë në mënyrë të thjeshtë dhe ekspres të furnizuara dhe dërguara përmes: www.bestetnoir.com.
Në periudhën e ardhshme, ideja e krijuesit ideor të këtij biznesi është fokusi më i madh dhe mjete të akorduara për promovim edhe atë me dedikim ekskluzivisht për konsumatorin potencial nga jashtë. Me mjete të limituara financiare, Daniela përpiqet ta nxjerr efektin maksimal nga strategjia promovuese. Ajo shton: “Shumë mirë e di se çka do të thotë promovim i mirë edhe atë në këtë biznes. Me bashkëpunëtorët e mi, aktivisht punojmë në idejimin e fushatës onlajn për rrjetet sociale dhe për disa feshën-media të tjera të modës. Ky është vetëm fillimi, jam e sigurt se horizontet tona janë të hapura për ne….“
Dhe, derisa bisedojmë, regjistrohet edhe një transaksion për detaj të furnizuar të modës – çantë e disenjuar nga një disenjatore e jona e re nga një blerës nga Kroacia. “Bestetnoir” e trason rrugën e vet në hartën e biznesit të modës, por edhe e promovon Maqedoninë si burim i kreacioneve unikale dhe origjinale të vlefshme për tregjet e huaja.

Comments are closed