Në ç’mënyrë ideja e shkëlqyeshme në kuti u bë biznes
Storja jetësore e Pançe Gjorgjevski i ngjan asaj të filmave. Manastirasi i natyralizuar, është pronar i firmës për krijimin e ueb-zgjidhjeve, Brajt Boks – kompani e themeluar në kuadër të Programit për Vetëpunësim nga viti 2013. Ajo që filloi si “ide e shkëlqyeshme në kuti” në dhomën e vogël të Pançes, sot është një biznes stabil me 16 të punësuar, partner profesional i klientëve të njohur anembanë botës, por edhe burim i ideve origjinale, kreative dhe funksionale.
Këtij personi, me origjinë nga Tetova, që në moshë të re i lind ideja se vetëm me punë personale, por edhe me ndërmarrje të rrezikut do të mund të arrijë suksese. Madje, nëse rrëzohesh duhet të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara me hapa akoma më të mëdhenj. Pa njohuri formale të teknologjive të informacionit, Pançe-ja njohuritë i fiton nga përvoja, fillimisht si i punësuar në firma të ngjashme në Manastir, pastaj si frilenser, dhe tani si pronar i biznesit personal.
Përmes miqve mëson për Programin për Vetëpunësim, pa mëdyshje aplikon dhe e fiton grantin. Furnizon pajisje kompjuterike dhe printerë. Fillimi çdoherë është i vështirë dhe i pasigurt, por për Pançen ky është vetëm edhe një fillim në jetë.
________________________________________________________________________________________________
“Në jetë mësova se çdoherë duhet të fillohet nga e para. Fillova si i punësuar, frilenser në treg, tani jam punëdhënës. Punoj për ngritjen e vetvetes por punoj edhe për ngritjen e të punësuarve të mi. Mësim i vazhdueshëm, mbindërtim i përditshëm dhe ndjekja e tendencave, zhvillimi i klimës ekipore… Vetëm në këtë mënyrë, jam i sigurt se kompania ime do të ecë përpara. “Njerëzit e mi” janë vlera më e madhe e Brajt Boks.“
________________________________________________________________________________________________
Brajt Boks aktualisht punon kryesisht për tregje të huaja në pjesën e zhvillimit të ueb-zgjidhjeve në sferën e shitjeve të drejtpërdrejta, e-tregti dhe figuracione. Të gjithë 16 të punësuarit, të organizuar në 3 seksione, funksionojnë si një ekip në të cilin secili e di vendin e vet. Me një moshë mesatare prej 25 vjetësh, kjo firmë është sinonim i një mjedisi të relaksuar dhe produktiv të punës ngjashëm me ato të kompanive të mëdha botërore të internetit.
Cila është sfida e re për këtë vit? – e pyesim këtë njeri të ri, i cili menjëherë lë përshtypje të një lideri të lindur me vizione të qarta për ardhmërinë. Në periudhën e ardhshme Brajt Boks do të fokusohet në pjesën e trajnimit të profesionistëve të rinj dhe të bëhemi qendër për realizimin e trajnimeve të verifikuara në këtë fushë.
“Idenë e kemi atë që aktualisht e punojmë, fillimisht me të rinjtë të cilët vijnë të mësojnë tek ne dhe prej nesh, të fitojë një kornizë formale. Të rinjve duhet t’u tregohet se si me të vërtetë funksionon puna, vetëm në këtë mënyrë ata do të përgatiten mirëfilli për detyrat reale të punës.“
Brajt Boks ose ideja e qartë e cila lindi në zyrën e parë të vogël joformale të Pançe-s, është dëshmi se për sipërmarrësinë, para së gjithash, është e rëndësishme dëshira dhe vizioni. “Kjo është formula” – thotë Gjorgjevski i ri përderisa përgatitet për skajp-mbledhjen me klientët e tij nga Anglia.
Në Programin për Vetëpunësim, në periudhën kohore 2007-2014 gjithsej u mbështetën 2093 persona të rinj, deri në moshën 29 vjeçare, të cilët kanë shprehur dëshirë që të themelojnë biznes. Në këtë kategori të aplikantëve në Program bën pjesë një përqindje e shkëlqyeshme prej 31% nga numri i përgjithshëm i bizneseve të mbështetur. Shkalla e suksesit të këtyre firmave është fantastike dhe arrin mbi 75%.