Stevo Sharec është një berber i ri nga një fshat afër Negotinës.

Milena Ajtova është nënë e re dhe bashkëshorte nga Negotina, me ëndërr shumëvjeçare që të ofrojë shërbime kozmetike. Tanimë miq dhe kolegë, janë njohur krejt rastësisht në pauzë gjatë trajnimeve në kuadër të Programit për Vetëpunësim në Qendrën për Punësim në Negotinë, vitin e kaluar.
Sot, Stevoja është pronarë i sallonit të floktarisë “Papillon” i locuar në çarshinë e Negotinës, ndërsa pranë dyqanit të tij Milena e menaxhon sallonin për shërbime kozmetike “Ajlin”. Funksionojnë në mënyrë të përkryer, ofrojnë pako të përbashkëta promovuese, sajojnë oferta të reja tërheqëse, i dërgojnë klientë njëri-tjetrit, i ndihmojnë njëri-tjetrit kur kanë shumë klientë.________________________________________________________________________________________________
“U njohëm rastësisht gjatë kohës së trajnimeve, ndërsa pastaj edhe bashkëpunimi rrodhi në mënyrë të natyrshme. Edhe pse jemi dy firma të ndryshme, ofrojmë shërbime komplementare, ndërsa klientëve u pëlqen ajo se nuk duhet të shëtisin në qytet për shërbime pedikerie dhe parukerie… por gjithë këtë si shërbim e kanë në një vend. Jemi shumë të kënaqur nga puna, nga numri i myshterinjve dhe gjithsesi edhe nga profiti.” – sqarojnë Stevoja dhe Milena.
________________________________________________________________________________________________
Ish- nxënësi i një salloni të njohur floktarie në Shkup, Stevoja lë përshtypjen e një personi i cili e ka të qartë se çka dëshiron në jetë dhe se di të luftojë për të njëjtën. Edhe pse më i ri nga Milena, ai është iniciuesi për inkorporimin e risive për pamje të re dhe të guximshme të femrave të Negotinës, ndërsa Milena është tip më analistë, sa u përket investimeve dhe rezultateve të pritshme. Janë të mendimit se pikërisht përmes Programit për Vetëpunësim i kanë perceptuar mundësitë për biznes personal, mbështetjen e profesionistëve, por edhe nevojën për mbështetje të mëtutjeshme, para së gjithash në aktivitetet promovuese dhe punën financiare.
“Cilat janë planet në të ardhmen?” – i pyesim, duke e nënkuptuar përgjigjen. Stevo-ja dhe Milena janë të njëzëshëm: “Kemi plane të mëdha. Vitin e ardhshëm dëshirojmë të aplikojmë në Programin për punësime shtesë, padyshim se na nevojitet ndihmë dhe të… kërkojmë një hapësirë të re dhe më të madhe prej së paku 50 m2. Në Negotinë mungon një sallon i cili do të ofrojë shërbime parukerie, makijazhi dhe trajtim bukurie… këto shërbime do t’i ofrojmë ne, këtu e shohim shansin tonë.“
Goran Çoçkov – Oficer i Monitorimit pranë UNDP, përgjegjës për këtë rajon pohon se: “Milena dhe Stevo janë shembull i shkëlqyeshëm për atë se si kandidatët të cilët aplikojnë në Programin për Vetëpunësim duhet ta kuptojnë biznesin. Ta punosh atë që e don, por edhe të kesh një pasqyrë reale për atë që dëshiron ta arrish. Bashkëpunojnë, shkëmbejnë informata, kanë vizion të qartë për atë se si do ta zhvillojnë biznesin në të ardhmen, diçka që duhet të jetë shembull pozitiv për aplikantët e ardhshëm të Programit.”
Largohemi nga këta njerëz të rinj me optimizëm të madh, krenari dhe besim transparent se me përkushtim dhe me punë të zellshme, por edhe me angazhimin e përbashkët të të dy biznes personave me ide të njëjta, suksesi është i pashmangshëm.