Ohri pjesë ë botes së turizmit

“Marrja e hapit të parë për të filluar biznes mund të jetë akt mjaft tmerrues, prandaj një numër i madh i ideve të shkëlqyeshme asnjëherë nuk bëhen realitet,” thotë Sinisha Pekevski njëri nga  trajnuesit, të cilët punojnë me programin për vetëpunësim. Ai më tej thekson: “Këto trajnime janë shumë të dobishme për pjesmarrësit sepse ju ndihmojnë që idetë e tyre t’i bëjnë realitet.”

Njëzet e shtatë vjeçarja Elena Naumovska nga Ohri ishte njëra ndër 900 personat, që me sukses aplikuan dhe e përfunduan programin në vitin 2010. Ajo thotë: “Ia rekomandoj këtë kurs secilit që ka ide të mirë për biznes dhe është i gatshëm të jetë këmbëngulës. Këmbëngulësia është vendimtare për të shfrytëzuar këtë mundësi, për shkak se pranimi në kurs është vetëm fillimi, ju në fund të punëtorisë duhet të hartoni planin tuaj të biznesit në pajtim me standartet që i kërkon Komiteti i Ekspertëve.”

Self-Employment Beneficiary Photo by Ljubomir Stefanov63

Këmbëngulësia e Elenës dha rezultat, pasi që tani pas përfundimit të kursit ajo është duke e drejtuar agjencinë e saj turistike me sukses, ku ka punësuar edhe personelin e vet.

Elena diplomoi në Fakultetin e Teknologjisë Informatike në Manastir. Ajo kishte filluar të punonte si udhëzues turistik qysh para përfundimit të studimeve në vitin 2006. Gjatë katër viteve të ardhshme ajo gradualisht ka zmadhuar rrjetin e  kontakteve dhe ka rritur përvojën e nevojshme për t’ju ofruar sa më shumë shërbime turistëve, andaj qysh atëherë ajo kishte filluar të mendojë në lidhje me hapjen e një agjencie turistike.  “Ohri është destinacion kulmor turistik në vend,” shpjegon ajo dhe vazhdon “ndonëse ka shumë konkurrencë në tregun e turizmit në një qytet relativisht të vogël, prapëseprapë ka akoma potencial për llojet e ndryshme të turizmit si: eko turizëm, pushime avanturistike, kongrese, turizëm kulturor, veçanërisht tani pas promovimit të suksesshëm të vendit tonë nëpër botë.”

Ajo e dinte se për të filluar me biznesin e saj, i duhej një plan i mirë i biznesit, i cili do t’i jepte asaj përparësi ndaj konkurrentëve. Elena deklaroi: “Ndër përshtypjet më të rëndësishme nga Programi ishte të kuptuarit e rëndësisë së strategjisë së shëndoshë të marketingut.”

________________________________________________________________________________________________

Pas mbarimit të trajnimeve Elena e hapi një agjenci të vogël në qendër të Ohrit në Bulevarin “Turtistiçka”. “Falë grantit arrita ti blej të gjitha pajisjet e nevojshme dhe mobiljet për zyrën,” thotë ajo dhe shton “këto mjete financiare më dhanë mundësinë të filloja ta promovoj agjencinë time në mënyrë aktive përmes internetit, me qëllim gjetjen e klientëve nga vendi dhe bota.”

________________________________________________________________________________________________

Violeta Dimitrievska,  Drejtues i Sektorit për masa aktive për punësim pranë Agjensionit për punësim të RM-së  deklaroi: “Jemi të kënaqur nga fakti që pjesmarrësit na sjellin ide inovative nga sfera e turizmit në përgjithësi dhe eko turizmit në veçanti. Kjo është e lidhur ngushtë me synimin tonë më të gjerë, gjegjësisht me sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të rajoneve më të bukura dhe më të cënueshme në vend.”

Self-Employment Beneficiary Photo by Ljubomir Stefanov62

Për të arritur sukses në biznesin e turizmit, nevojiten shkathtësi të fuqishme për marketing, si dhe gatishmëri për të provuar ide të reja për t’i tërhequr turistët, në veçanti gjatë kësaj periudhe kur kemi krizë globale ekonomike, kur pushimi konsiderohet si luks. Elena e bazon suksesin e biznesit të saj të ri në marketingun proaktiv në ueb faqe dhe këmbëngulësinë për të gjetur oferta të reja të llojeve të ndryshme të turizmit. “Fokusimi në turizmin dimëror ishte një hap i mirë për mua, meqenëse nuk mund të mbështetemi vetëm në një stinë,” thotë ajo dhe shton “ Ndërtimi i bashkëpunimit të mirë me agjencitë ndërkombëtare të turizmit është sfera tjetër e cila u dëshmua si investim i shëndoshë i kohës dhe energjisë. ”

Prej hapjes së agjencisë e deri më tani, Elena ka arritur të kujdeset për mbi gjashtëqind turistë nga Honk Kongu dhe Kina, rreth 150 nga Romania dhe mbi 500 turistë nga shtetet e ish-Jugosllavisë. Po ashtu është me rëndësi të potencohet se ajo ka hyrë dhe në tregun turizmit kongresial, duke organizuar një konferencë të madhe të bankierëve në Ohër.

Duke i konfirmuar shpresat e të gjithë atyre të përfshirë në hartimin dhe drejtimin e programit për vetëpunësim, suksesi i agjencisë së Elenës ka rezultuar me rritje të mundësive për punësim dhe të personave tjerë: “Tani në agjenci kemi të punësuar katër persona. Të gjithë ata më parë kanë qenë të papunë. Për njërin prej tyre, arrita të shfrytëzoj ndihmën financiare nga programi i qeverisë për punësime të subvencionuara,” deklaroi ajo.

Elena thotë: “Ajo që me bën të ndjehem krenare është suksesi i arritur në këto kohë të vështira ekonomike. “Ngadalë, por me hapa të sigurt ne jemi duke ndërtuar një brend, i cili një ditë do të mund të garojë me agjencitë kryesore në tregun lokal. Cilësia e shërbimeve që ne ofrojmë është mjaft e lartë, dhe më tej synojmë promovimin e agjencisë në sa më shumë shtete dhe vazhdimisht i përmirësojmë dhe shumëfishojmë ofertat tona.”

 

Globus Travel, +389 46/611-511

contact@globustravel.com.mk

www.globustravel.com.mk

Comments are closed