Bëhu shef i vetes

Senat Demiri jeton në Shuto Orizare, njëra ndër lagjet e Shkupit më pak të zhvilluara ekonomisht. Qasja te personat e papunë nga grupet më të ndjeshme sociale të popullatës ka qenë qëllimi kyç i Programit për Vetëpunësim.

Senati, për dhjetë vite nuk ka patur punë të rregullt, deri në momentin kur dëgjon për Programin në vitin 2011. Ai thekson: “Ideja e të qenit vetë shef mu duk shumë tërheqëse dhe interesante. Andaj vendosa të mendoj për ndonjë biznes të vogël, që do të jetë i leverdishëm në mjedisin tim dhe vendosa të hap një lavazh të makinave. Sigurisht që në Shuktë ka dhe lavazhe të tjera, mirëpo unë e shihja se kishte nevojë dhe kërkesë për cilësi më të mirë. Prandaj vendosa të aplikoj me një plan biznesi, në të cilin pata përfshirë blerjen e pajisjeve më të mira për larje, të cilat nuk i posedojnë konkurrentët e tjerë.”

Propozimi i Senatit ishte pranuar dhe ai morri pjesë në Programin për vitin 2011. ________________________________________________________________________________________________

“Gjatë trajnimeve kuptova se për të drejtuar një biznes, duhet ditur shumë më tepër sesa vetëm  të kryhet shërbimi,” thotë Senati dhe vazhdon: “Trajnuesit më treguan se si t’i mbuloj shpenzimet e reklamimit dhe investimet e ardhshme të dhëna në plan.”

________________________________________________________________________________________________

Sikurse me të gjithë kandidatët e tjerë, planet e të cilëve janë miratuar nga Komisioni i Ekspertëve, Senati përfitoi nga kontributi i këshilltarëve, të cilët e ndihmuan atë ta përpunojë dhe ta konkretizojë planin e tij. “Këshilltarët ( e Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë) e panë saktësisht se cili ishte synimi im dhe më ndihmuan të fokusohem në gjetjen e mënyrave  për të garuar me konkurencën, që janë lavazhet e tjera,” deklaroi Senati.Self-Employment Beneficiary Photo by Ljubomir Stefanov17

Pasi trajnuesit dhe koordinuesit e Qendrës për Punësim e miratojnë idenë e kandidatit dhe pasi të zhvillohet plani i biznesit, një Komision i jashtëm i ekspertëve i përbërë nga ekspertë bankierë bën vlerësimin e planeve. Emërohet nga një këshilltar për biznes për secilin kandidat, që me sukses e mbaron trajnimin dhe miratohet ideja e tij për biznes.

Marjan Stojçev, Drejtues i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë, njëri ndër partnerët kryesor të UNDP-së në implementimin e Programit për Vetëpunësim e shpjegon këtë proçes: “Agjencia ka filluar me implementimin e sistemit të subvencionuar të vauçerit në fund të vitit 2005, ndërkohë që ky sistem ka vazhduar gjithnjë të zhvillohet më tej.  Sistemi vauçer funsionon  në bashkëpunim me programet dhe projektet e tjera, mirëpo më shumë me Programin për Vetëpunësim. Çdo vit kemi thirrje të hapur për pranimin e këshilltarëve, të cilët do të përfshihen në sistemim vauçer. Gjatë viteve të fundit, Agjencia ka arritur të krijojë katalog Nacional me më shumë se 300 këshilltarë, prej të cilëve rreth 180 janë specializuar në hartimin e planeve të biznesit. Falë pjesëmarrjes në Programin për Vetëpunësim, numri i këshilltarëve ka shënuar rritje për çdo vit. Puna me këtë Program është me të vërtetë e dobishme, sepse ne ju ndihmojmë personave të papunë, të cilët kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre dhe ta përjetojnë botën emocionuese dhe sfiduese të.”
Self-Employment Beneficiary Photo by Ljubomir Stefanov16Tash më, Senati tridhjetë e shtatë vjeçar, është pronar krenar i një lavazhi, që gjendet në një lokacion të shkëlqyeshëm, i pajisur me mjete pune që i mundësojnë atij një avantazh vendimtar përdrejt konkurencës: “ Me makinat  e reja për larje, që i bleva me mjetet e  grantit, mund të tërheq më shumë klientë, për shkak se ato  dinë të dallojnë dhe vlerësojnë cilësinë e shërbimeve që ofrojmë në lavazh.”

Papunësia në mesin e popullatës rome aktualisht vlerësohet të jetë 53%, në krahasim me 27% të komuniteteve tjera. Në mesin e grave rome këta shifra janë edhe më të mëdha: 70% të grave rome janë të papunësuara, në raport me 35% të grave të komuniteteve tjera. Shumë romë kanë vuajtur nga papunësia afatgjate, 70% të të rinjve të papunësuar të komunitetit rom nuk kanë kurrfarë përvojë pune. Shumica e romëve të punësuar nuk kanë shkathtësi ose kanë shkathtësi të përgjysmuara për punë dhe shumica e këtyre punëve janë jo të rregullta, të përkohshme ose me orar pune të përgjysmuar.

Programi për Vetëpunësim është njëri ndër programet e shumta, përmes të cilave Qeveria dhe UNDP-ja i mbështesin orvatjet për t’ju referuar problemeve të papunësisë dhe punësimit jo të rregullt të pjesëtarëve të komunitetit rom. Lavazhi i ri i Senatit, Hadisa Mala,  në Shuto Orizarë është vetëm njëri ndër rezultatet e mëdha që janë arritur në këtë drejtim.

Comments are closed