Biznesi që zbukuron jetën

“Gjithnjë ka rrezik kur filloni një biznes. Sfida është të bëni planifikim të mirë dhe të tejkaloni momentet e vështira që shfaqen ne këto kushte të tregut. Nëse mund ta bëni atë, atëherë vetëm paramendoni se çka do të mund të arrinit kur të përmirësohen kushtet e tregut!” thotë Velika Trajanovska.

Untitle2d21

Kompania e Velikës është  një ndër kompanitë e prekura nga kriza ekonomike e viteve të fundit që kaploi vendin dhe botën. Mirëpo ajo është e vendosur të mos e braktis ëndrrën e saj. “Unë kam dëshiruar të posedoj lulishte, qysh kur isha në Universitet dhe studijoja agronominë,” thotë ajo dhe shton “Programi më mundësoi që atë ëndërr ta bëja realitet. Është e vërtetë se gjatë periudhës së recesionit njerëzit shpenzojnë më pak të holla në gjëra luksi, siç janë buqetet me lulet, mirëpo trajnimet më mundësuan të kuptoja më mirë biznesin dhe të bëhem më reale në gjykimin e pikave të fuqishme dhe ato të dobëta të ideve të mia.”

Untitle2ds21Vlatko Popovski, Drejtor i agjencise për punësim të RM-së, i njeh mirë vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset e reja, mirëpo është e inkurajuar nga rezultatet e Programit: “Në këtë klimë ekonomike është vërtetë për t’u habitur se si këto biznese kanë arritur të kenë sukses. Sipas analizave të fundit, pothuajse shtatëdhjetë përqind të këtyre bizneseve janë suksesshëm. Kjo përqindje është shumë më e lartë se sa mesatarja ndërkombëtare e bizneseve të sapo hapura. Sigurisht që  nuk dua të minimizoj sfidat me të cilat ballafaqohen  bizneset e reja, sepse për momentin bizneset e vogla e kanë vështirë të mbijetojnë.”

Sanela Shkrielj, trajnuese, pajtohet se klima e këtillë është sfiduese për kompanitë e vogla dhe shton: “Nga fillimi i krizës ekonomike e cila shkaktoi edhe recesion global jemi duke kaluar nëpër kohë të vështirë ekonomike. Mirëpo bizneset duhet të ngelin me optimizëm edhe në këto rrethana. Andaj ne i mësojmë kandidatët tonë të jenë fleksibil dhe të fokusohen drejt së ardhmes, gjithnjë të jenë të përgatitur për t’i rishqyrtuar dhe përshtatur modelet e tyre të biznesit. Nëse biznesi juaj mund të mbijetojë në këto kushte ekonomike, atëherë ju do të jeni shumë më të përgatitur të përfitoni nga mundësitë ekonomike, të cilat vijojnë pas kohërave të vështira.”

 

Pas diplomimit në agronomi, Velika punoi si menaxhere në një plantacion deri në vitin 2003, kur ngeli pa punë. Ndonëse tani e martuar, nënë e një vajze, ajo ende ishte e kapluar nga dëshira për të kultivuar lule. Ëndrra për të patur lulishten e saj u bë realitet falë Programit për vetëpunësim i vitit 2011.

Si shumë pjesëmarrës të tjerë, edhe Velika për këtë Program për herë të parë kishte dëgjuar nga miqtë e saj. Aco Preskakulev, Këshilltar dhe koordinues i Programit për vetëpunësim në Agjencionin për punësim të RM-së deklaroi: “ Në vitin 2012 kishim pothuajse 4.800 aplikantë dhe një pjesë e madhe e tyre kishin dëgjuar për programin nga shfrytëzuesit(kandidatët) paraprak. Pra, vetë Programi po e promovon veten.”

Velika deklaroi: “Unë vendosa ta shqyrtoj këtë ide,ndërkohë që  informacionet e marra nga UNDP-ja dhe Qendra për Punësim më bindën edhe më tepër se ky ishte momenti i vërtetë për të bërë hapin e duhur. Sigurisht që isha e trishtuar, mirëpo i thash vetes, ky është shansi që e kam pritur, që vetë ta menaxhoj ardhmërinë time”
________________________________________________________________________________________________

Mësimin më të rëndësishëm që morri Velika nga trajnimet, ishte fakti që kompanitë e reja duhet të jenë elastike: “Elasticiteti biznesit dhe përcaktimi për sukses janë dy parametrat më të rëndësishëm, në veçanti në fazën fillestare. Ju nuk mund të pritni suksesi të vijë brenda natës në këtë ambient ekonomik, por duhet të planifikoni mirë se si të mbijetoni në kësi kohë të vështira.”

________________________________________________________________________________________________
Vesna Xhuteska-Bisheva, Ndihmës përfaqësues i përhershëm për aktivitete programore në UNDP pajtohet se këmbëngulësia është faktor kyç. Ajo mes tjerash thekson: “Ky program synon t’i mbështesë dhe inkurajojë njerëzit, të cilët vërtetë janë të përkushtuar të arrijnë sukses. Idenë e biznesit, përkushtimin, madje dhe kapitalin fillestar duhet ta sigurojnë vetë pjesëmarrësit. UNDP-ja dhe institucionet shtetërore janë këtu që t’ju ndihmojnë atyre  t’i verifikojnë dhe fuqizojnë idetë e tyre për t’i transformuar ato në plane për biznes të qëndrueshëm, si dhe t’i përgatisin për punë  administrative, financiare dhe kontabiliste, të cilat duhet t’i dijë çdo sipërmarrës.”

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimeve, mjetet financiare që i morri si pjesë e Programit,  Velika i investoi për blerje të farës, plehrave dhe plantacionit nga qelqi. Kështu e rriti në përmasa dramatike  vëllimim e prodhimtarisë. Duke u përqëndruar në prodhim dhe shitje me shumicë, pa bërë shpenzime shtesë, si dhe duke shmangur rreziqet e shitjes me pakicë, ajo arriti të krijojë një bazë të shëndoshë për zhvillim të mëtejm. “Unë planifikoj ta zgjeroj prodhimin, madje kur të vijë momenti i duhur do ta zmadhoj biznesin dhe do të investoj në transport me qëllim që të rris numrin e  dërgesave”, deklaroi Velika.

Untitle2sadds21

Ajo thotë: “Secili që dëshiron të aplikojë për këtë program e këshilloj që ta tejkalojë frikën nga dështimi dhe të merr rrezikun përsipër, pasi edhe nëse në fillim nuk ke sukses në biznes, së paku mund “ta shikosh veten në sy” dhe të thuash se ke dhënë  maksimumin nga vetja.”

Përveç masave të tanishme funksionale në lidhje me mbështetjen e bizneseve të suksesshme me financimin e  punësimeve plotësuese, Qeveria dhe UNDP-ja synojnë të hapin një ueb faqe, përmes së cilës do të përmirësohet qasja ndaj informacioneve. Kështu, do të mundësohet pjesëmarrje efektive  e kandidatëve të mundshëm të programit si dhe do të shërbejë si portal për ata që veç më kanë themeluar biznese paraprakisht përmes Programit për vetëpunësim.  Ueb faqja do të jetë platformë  për shkëmbim të përvojave dhe planifikohet të jetë  infrastrukturë institucionale mbështesë, si  shtesë nga ajo që veç më  ofron  Qeveria.

Comments are closed