Nëse je i papunë s’do të thotë se je i patalentuar

“Nëse je i papunë, nuk do të thotë se nuk ke talent,” thotë Ivani, madje vetë rrëfimi i tij e dëshmon këtë konstatim.

Ivani e kishte kaluar fëmijërinë në strehimore për përkujdesje të fëmijëve të mitur, ndërsa pas përfundimit të shkollës në moshën 19 vjeçare ka punuar çfarëdo lloj pune që gjente: të përkohshme, pak të paguar, afatshkurte…., Ai kujtohet: “Është shumë dekurajuese kur duhet të kalosh nga një punë e perkohshme në  tjetër.” Mirëpo ai nuk i lejoi vetes të dekurajohet. Shkathtësitë e tij për këndim, talenti që posedonte dhe vetëbesimi,bën që ai të arrijë deri në finalen e garës shtetërore për këngëtarë të talentuar, të njohur si Idhulli Maqedonas. Mirëpo ajo që më së shumit i nevojitej Ivanit, një punë me perspektivë, ku do të mund t’i ushtrojë shkathtësitë e tij si sipërmarrës, ishte vështirë për t’u realizuar.

Untitled21

Programi për Vetëpunësim ishte hartuar për të pasur qasje te njerëzit si Ivani dhe për t’ju ndihmuar atyre të zhvillojnë shkathtësi për të filluar biznes personal. Kjo skemë e trajnimit në nivel shtetëror është e hapur për çdo person që për momentin është i papunësuar dhe ka ide të realizueshme për të hapur kompaninë e tij.

________________________________________________________________________________________________

Ivani shton: “Për programin dëgjova ne kohën kur ndjehesha i pashpresë. Ideja që të bëhesha vetë shef-punëdhënës mu duk vërtetë atraktive.”

________________________________________________________________________________________________

Ivani me sukses aplikoi për të marrë pjesë në programin në vitin 2009 dhe në të njëjtin vit morri pjesë në trajnimin e tij të parë. “Trajnuesit na ndihmonin t’i shndërrojmë idetë tona në biznese reale dhe po ashtu na mësuan për parimet themelore të menaxhmentit dhe planifikimit,” deklaroi ai.

Trajnimet i ndihmuan Ivanit dhe pjesëmarrësve të tjerë t’i hartojnë planet e tyre të biznesit për nevojat e tregut lokal. Plani i Ivanit për të hapur një piceri në Shkup ishte një ndër planet që u vlerësuan si të realizueshme nga ekspertët që e drejtojnë programin. Përveç kësaj, një këshilltar adekuat u emërua t’i ndihmojë Ivanit në krijimin e kompanisë së tij.
Untitle2d21
Ivani thotë se për të arritur sukses me piceri të vogël (ku nuk ka tavolina për klientët) duhet pasur shkathtësi afariste. Ai shton: “Shpenzimet për të filluar me piceri mund të menaxhohen dhe unë isha i bindur se kishte treg për produktet që unë dëshiroja t’i shes. Përmes programit, unë arrita t’i blej të gjitha pajisjet e nevojshme për të filluar biznesin: një furrë, një frigorifer, tavolinë pune…”

Ivani  e hapi biznesin e tij në vitin 2009, ndërsa popullariteti i picerisë së tij ka dëshmuar se ka qenë i saktë instinkti i tij prej sipërmarrësi. Reçeta e tij origjinale, që ishte picë çokolate, e para e këtij lloji në shtet, është bërë hit i vërtetë në mesin e banorëve lokal!

Suksesi i biznesit të Ivanit, qysh tash i ka mundësuar atij të merr edhe një punëtor tjetër, një mik të  tij të vjetër me të cilin së bashku kanë qenë të strehuar në strehimore. Ai thotë: “Programi më ndihmoi që t’i ndihmoj vetes. Por jo vetëm kaq, akoma më mirë është që më mundësoi  t’ju ndihmoj edhe të rinjve të tjerë.”

Duke punuar në reçetën e tij të fundit për pica, Ivani shpreson se programi do të zgjerohet dhe do t’ua ofrojë besimin dhe mbështetjen e nevojshme edhe personave të tjerë si ai, që të mund të ndjekin instinktin e biznesit. Ashtu që ai thekson: “Unë nuk isha i sigurt se i posedoj shkathtësitë për të drejtuar biznes, madje nuk kisha as vetëbesim për të ndërmarrë një rrezik të tillë. Mirëpo tani e di se  posedoj atë që më nevojitet, andaj planifikoj ta zhvilloj edhe më tej këtë sukses.”Untitled1

Ivani është njëri ndër 4900 personat e papunë, të cilët kanë filluar biznesin e tyre të pavarur ose kanë gjetur punë të sigurtë, që nga fillesa e programit në vitin 2007. Në vitin 2011 janë organizuar 45 trajnime dyditore, në të cilat kanë marrë pjesë 990 kandidatë, prej të cilëve 875 kanë zhvilluar dhe dorëzuar ide për biznes. Prej tyre 750 janë përzgjedhur për fazën tjetër të zhvillimit të biznes planit përmes sistemit këshillëdhënës-vauçer të Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë.  Çdo kandidati të përzgjedhur i jepet një këshilltar, i cili e përgatitë planin e biznesit në bashkëpunim të afërt me kandidatin. Prej gjithsej 750 planeve të biznesit të zhvilluara në vitin 2011, 700 janë përzgjedhur për regjistrim, ashtu që e kanë fituar të drejtën të aplikojnë për grante për blerjen e pajisjeve dhe materialeve themelore. Këto grante ju kanë ndihmuar pjesëmarrësve t’i mbulojnë shpenzimet e krijimit të një spektri të gjerë të bizneseve të vogla, duke përfshirë këtu: kontabilistë, dentistë, sallone ondulimi, madje edhe sallone për tatuazhe.

Comments are closed