Para dy viteve, kur për herë të parë dëgjoi për Programin, Igor Guçkovi ishte i papunë, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Ajo që ofrohej me Programin për Vetëpunësim ishte mundësia më e mirë për të për fituar punësim të qëndrueshëm dhe të fillojë biznes në punën e vetme që ai me ëndje e ka punuar. Ai thotë: “Meqenëse ishim në pritje të lindjes së fëmijës së dytë, ky ishte momenti i duhur për të marrë një vendim. Pra, ose do të hiqja dorë nga ëndrra ime ose do të shkoja deri në fund para se të bëhej shumë vonë për një gjë të tillë.”
Ëndrra e Igorit ishte hapja e një salloni për tatuazhe në qytetin e tij të lindjes, në Manastir. Ai thekson: “Tatuazhet janë pasioni im. Unë thjesht nuk mund ta paramendoj të bëj ndonjë punë tjetër. Në shtëpinë time kisha një dhomë të cilën fare lehtë mund ta përshtatja në sallon për tatuazhe, mirëpo mungesa e njohurive rreth proçdurave ligjore dhe detajet e tjera në lidhje me planifikimin e biznesit ishin pengesë e vërtetë për mua, e të mos përmendim mungesën e mjeteve financiare për blerjen e pajisjeve për të filluar me punë.”
________________________________________________________________________________________________
Programi për Vetëpunësim është hartuar për t’i përmbushur nevojat e njerëzve si Igori, të cilët i posedojnë shkathtësitë e nevojshme dhe kanë ide biznesi realisht të realizueshme, mirëpo ju mungon përvoja dhe vetëbesimi për të hapur kompani të tyre. Liljana Stojanovska, Këshilltar në Qendrën për punësim të Manastirit, deklaroi: “Njerëzit zakonisht i mbivlerësojnë vështirësitë për themelimin e kompanisë së tyre, andaj, ne jemi të disponueshëm që t’i udhëzojmë dhe drejtojmë gjatë gjithë proçesit, madje ua forcojmë dhe vetëbesimin.”
________________________________________________________________________________________________
Në vitin 2010, Igori më në fund vendosi të aplikojë për ndihmë dhe të regjistrojë biznesin e tij. Ai së bashku me një ekip të Qendrës për Punësim punoi në përgatitjen e planit të biznesit dhe u trajnua nga Zyrtarët për Monitorim të UNDP-së në lidhje me procedurat e regjistrimit të kompanisë. Tani pas dy viteve, ai e posedon një sallon për tatuazhe në qytetin e tij të lindjes, në Manastir, të cilin e ka pajisur me vegla për punë, që pjesërisht janë mbuluar nga granti për vetëpunësim.
Igori 32 vjeçar, e hap sallonin SkinSin në katin përdhesë të shtëpisë së së tij familjare, i cili shumë shpejt arriti të bëhet një ndër sallonet më të popullarizuara në qytet.
Ai thotë: “Aplikimi për të marrë pjesë në Programin ishte njëri ndër vendimet më të mira të jetës sime. Tani kam besim në vete dhe jam i vendosur që ky biznes të jetë i suksesshëm.”
Salloni për tatuazhe – SkinSin në Manstir
Lokacioni: Rr. “Gavrilo Princip” 15, 7000 Manastir
Kontakt: 078/271-721