Pyetësori

Kur do të shpallet konkursi/thirrja publike për aplikim në Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara?

Shpallja e konkursit për Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara do të publikohet gjatë gjysmës së dytë të muajit shkurt të vitit 2015. Shpallja do të zgjasë tridhjetë (30) ditë pune.
Shpallja publike, gjithashtu, publikohet në ueb-faqet e APRM dhe MPPS (www.avrm.gov.mk;www.samovrabotuvanje.mk dhe www.mtsp.gov.mk), si dhe në tabelat e shpalljeve në qendrat e punësimit të APRM.
Shpallja e dytë Publike planifikohet të publikohet në muajin maj të vitit 2015.

Kush mund të aplikojë për të marrë pjesë në Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara?

Në Program mund të paraqiten persona të papunësuar të aftë për punë me aftësi të kufizuara me status të kërkuesit aktiv të punës edhe atë më së paku një (1) ditë para ditës së shpalljes së konkursit.
Kërkuesit aktivë të punës janë persona të papunësuar të cilët si të tillë paraqiten çdo muaj në qendrat përkatëse për punësim në APRM.

Për informata më të detajuara drejtohuni te personat përgjegjës të Programit Vetëpunësim në qendrat kompetente për punësim.
Lista e personave të punësuar në qendrat e punësimit në APRM: http://www.avrm.gov.mk/content/pdf/SPISOKZAVRABOTENI.pdf

Ku mund të aplikoj?

Paraqitja e personave të interesuar për pjesëmarrje në Program mund të realizohet në dy mënyra: drejtpërsëdrejti në Qendrën Lokale të Punësimit (gjithsej 30 qendra në mbarë shtetin), në të cilat janë evidentuar personat e interesuar.

A duhet të regjistroj firmë para se të aplikoj?

JO. Në Programin Vetëpunësim mund të paraqiten personat e evidentuar të papunësuar të cilët në momentin e paraqitjes për të marrë pjesë në Program nuk shfaqen në Regjistrin Tregtar të Regjistrit Qendror si themelues, përkatësisht pronarë të firmës

Si rrjedhë procedura e aplikimit?

Të gjithë personat e papunësuar të interesuar – punëkërkues aktivë të cilët gjatë kohëzgjatjes së konkursit do të manifestojnë interesim për të marrë pjesë në Programin Vetëpunësim për personat me aftësi të kufizuara, duhet të paraqiten në Qendrën përkatëse për punësim të APRM dhe ta plotësojnë Fletë-aplikimin për pjesëmarrje me mbështetje të personave të punësuar të trajnuar të qendrës për punësim.Pastaj, aplikantët ftohen në takime individuale në Qendrën e Punësimit, ku do t’i marrin të gjitha informatat në lidhje me Programin. Pasi pjesëmarrësit të njoftohen me të gjitha të drejtat dhe obligimet, si dhe me përfitimet të cilat i ofron Programi, personat e interesuar e plotësojnë Fletë-aplikimin për pjesëmarrje.

Si mund të përgatitem më mirë për plotësimin e pyetësorit dhe ta kaloj me sukses këtë hap?

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në Program për plotësimin e pyetësorit mund të përgatiten në mënyrat si vijojnë:

Prezencë në punëtori informative në Qendrën kompetente të Punësimit. Vendi dhe koha e mbajtjes së takimeve informative mund të mësohet nga personi përgjegjës i Programit Vetëpunësim në Qendrën e Punësimit.

Përgatitje individuale përmes shfrytëzimit të Manualit për identifikimin dhe zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse dhe afiniteteve tek aplikantët për Vetëpunësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe literaturës tjetër nga fusha e sipërmarrësisë, të cilën mund ta gjeni në ueb-faqen e Vetëpunësimit (www.samovrabotuvanje.mk) Të gjitha materialet janë adaptuar për shfrytëzim, konform nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Cili është roli i mentorit, të caktuar për secilin pjesëmarrës potencial në Program?

Pas zgjedhjes fillestare të pjesëmarrësve, çdo kandidat do ta ketë mundësinë të zgjedh mentor nga lista e mentorëve të përzgjedhur i cili brenda 12 muajve në mënyrë intensive do të bashkëpunojë dhe do ta këshillojë pjesëmarrësin në Program. Roli i mentorit konsiston me sigurimin e qasjes individuale ndaj punës së personave me aftësi të kufizuara gjatë gjithë procesit dhe veçanërisht në drejtim të motivimit të tyre dhe mbështetjes psiko-sociale.
Mentori, pas trajnimeve, do të paraqes mendim në lidhje me predispozitat e kandidatëve për fillimin e biznesit personal. Ky mendim do të merret parasysh nga ana e Komisionit për zgjedhjen e pjesëmarrësve në Program gjatë evaluimit të bizneseve.
Lista e mentorëve, të cilët do të marrin pjesë në pilot-programin, do të seleksionohen në bazë të kualifikimeve të tyre.

Cilat trajnime u ofrohen pjesëmarrësve në Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara?

Varësisht nga konstatimet që rezultojnë nga takimet individuale të personave me ekspertët e punësuar pranë Qendrës së Punësimit, personat me aftësi të kufizuara mund të ndjekin:
Trajnim për aftësi të buta (zhvillimi i aftësive të komunikimit dhe prezantuese, gjuhë angleze, aftësi kompjuterike dhe aftësi tjera…)

Për të gjithë kandidatët është i detyrueshëm:
– Trajnimi për sipërmarrësi dhe biznes planifikimi. Ai ka për qëllim përmirësimin e përgatitjes për punë të pjesëmarrësve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre individuale për sipërmarrësi dhe fillimin e biznesit personal.

Trajnimi do të zbatohet në klubet e punës të qendrave të punësimit.
Të gjitha trajnimet do të përshtaten konform nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Si mund t’i kuptoni rezultatet nga trajnimi i realizuar?

Pas përfundimit të trajnimeve nga çdo cikël, lista e biznes ideve më të suksesshme do të publikohet në tabelën e shpalljeve në qendrën përkatëse të punësimit, si dhe në ueb-faqen zyrtare të APRM. Njëkohësisht, të ngarkuar për informimin e kandidatëve do të jenë personat ekspertë të punësuar pranë qendrave të punësimit.

Cili është hapi i radhës, pas trajnimit të kryer me sukses?

Pas përfundimit të trajnimit kandidati, në bashkëpunim të ngushtë me mentorin, do të paraqes biznes plan në të cilin do të prezantohen udhëzime të qarta për biznesin të cilin dëshiron ta themelojë.

Kush i vlerëson biznes planet?

Vlerësimi i biznes planeve të paraqitura zbatohet nga ana e Komisionit Ekspert për Mikro-Kreditim.

Si do ta kuptoj informatën se a është vlerësuar pozitivisht mini biznes plani im dhe a do të mbështetet nga Programi Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara?

Pas përfundimit të vlerësimit dhe seleksionimit të mini biznes planeve më të mira, lista e kandidatëve më të suksesshëm do të publikohet në tabelën e shpalljeve të Qendrës për Punësim prej ku vjen kandidati, si dhe në ueb-faqet e APRM www.avrm.gov.mk dhe www.samovrabotuvanje.mk.

Në rast se nuk jam i kënaqur nga vlerësimi i biznes planit tim, a kam mundësi për kundërshtim?

Po. Nëse kandidati nuk është i kënaqur nga vlerësimi i Komisionit, ka të drejtë të paraqes kundërshtim me shkrim deri te qendra përkatëse e APRM në afat prej 5 ditësh.

A guxoj ta ndryshojë idenë gjatë kohës së përpilimit të mini biznes planit?

Biznes ideja tanimë e përpunuar në fazën e trajnimeve nuk mund të ndryshohet në fazat e ardhshme të projektit.Pjesëmarrësit e Programit, të mbështetur dhe në koordinim me mentorët, gjatë kohës së trajnimit të planifikuar për zhvillimin e biznes idesë, kanë mundësit të marrin vendim për biznesin të cilin kanë dëshirë ta udhëheqin.

Cili lloj i subjektit juridik është më i mirë për regjistrimin e biznesit tim?

Format juridike të cilat mund të shfrytëzohen për regjistrimin e biznesit, konform Programit Vetëpunësimi i personave, do të përcaktohen në koordinim me mentorët e përfshirë në procesin e trajnimeve.

A mund të punësoj edhe person tjetër, të mbështetur nga Programi?

Po. Në përputhje me nevojat e biznesit konkret, kandidatëve u ofrohet mundësia të aplikojnë për (maksimum) dy punësime shtesë. Atyre që do t’u miratohen punësimet shtesë, mbështetja për një person do të jetë në lartësi prej 92.000 denarë për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve.

Nëse tanimë janë miratuar punësimet shtesë përmes Programit, kur mund t’i punësojë të njëjtit?

Në afat prej 30 ditësh pas nënshkrimit të marrëveshjes, keni obligim t’i punësoni personat e miratuar shtesë.

Personi i punësuar shtesë/ a duhet detyrimisht të jetë person me aftësi të kufizuara?

Jo

Prej kur duhet të filloj të paguaj kontribute?

Varësisht nga lloji i subjektit të regjistruar juridik, fillojnë edhe obligimet e çdo firme (subjekti juridik).

A kthehen paratë e grantit?

• Pjesëmarrësit e Programit, të cilët e kanë përfituar të drejtën e shfrytëzimit të mjeteve të grantit, përfitojnë të drejta dhe obligime të caktuara. Në vijim ua prezantojmë një pjesë të obligimeve që i ndërmarrin shfrytëzuesit e mjeteve të grantit:
Nëse presoni – shfrytëzues i grantit e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë (me këtë i pushon edhe marrëdhënia e punës) para skadimit të një (1), përkatësisht dy (2) viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, ose vetëm i pushon marrëdhënia e punës, ndërsa në vendin e tij menjëherë nuk punësohet person tjetër, personi – themelues i firmës ka obligim, brenda periudhës prej 12 muajve, të kthejë:
− 80% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve dhe
− 60% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve, nëse e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë (me këtë i pushon edhe marrëdhënia e punës) para skadimit të 2 viteve nga data e regjistrimit të biznesit.

• Biznesi i regjistruar, i cili është mbështetur konform këtij Programi, nëse pas skadimit të gjashtë (6) muajve të parë nga regjistrimi i biznesit nuk ka realizuar transaksione financiare (përkatësisht, bruto pagë të paguar) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë i dërgon një shkresë me vërejtje për mos-aktivitet të firmës. Nëse pas skadimit të 3 (tre) muajve nga dita e dërgimit të vërejtjes, personi – shfrytëzues i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë do të hap procedurë për kthimin e mjeteve të miratuara me grantin.

Çka nëse heq dorë para ose pas regjistrimit të firmës?

Në rast të mosrespektimit dhe moskryerjes së obligimeve të Programit dhe Marrëveshjes, ndaj shfrytëzuesve do të zbatohen sanksionet e përcaktuara dhe kontraktuara:

• Personat të cilët në kuadër të ciklit projektues, kanë paraqitur biznes plane dhe biznes planet e të cilëve e kanë kaluar me sukses procesin e evaluimit, ndërkaq do të heqin dorë nga pjesëmarrja e mëtutjeshme, para shfrytëzimit të mjeteve të grantit, nuk kanë sanksione.

• Nëse personi – shfrytëzues i grantit e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë (me këtë i pushon edhe marrëdhënia e punës), para skadimit të një (1) përkatësisht 2 (dy) viteve nga data e regjistrimit të biznesit, ndërsa në vendin e tij nuk punësohet menjëherë person tjetër nga target grupi i njëjtë, themeluesi i firmës ka obligim brenda periudhës prej 12 muajve të kthejë:
− 80% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve ose
− 60% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve nëse e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë para skadimit të dy (2) viteve nga data e regjistrimit të biznesit.

Nëse më ofrohet një punë tjetër, a mund të punësohem, ndërsa në vendin tim të punësoj një person tjetër?

Po, duhet menjëherë të punësohet person tjetër nga target grupi i njëjtë. Personi i sapo-punësuar i ndërmerr të drejtat dhe obligimet e firmës nga Marrëveshja si drejtor i saj.

A mund të më ndihmoni në sigurimin e lejeve, aktvendimeve ose certifikatave të cilat janë të domosdoshme për regjistrimin e subjektit juridik në Regjistrin Qendror të RM-së?

Sigurimi i dokumenteve (leje, aktvendime certifikata, licenca, etj.) të nevojshme gjatë regjistrimit të disa subjekteve juridike është obligim i kandidatit dhe i njëjti do të realizohet me mbështetjen e mentorit.

Mjetet e fituara nga granti a mund t’i marrë si para të gatshme ose në kesh?

Jo. Në përputhje me kushtet e Programit, mjetet e grantit mund të shfrytëzohen vetëm për furnizimin e pajisjes ose materialeve/repromaterialeve sipas specifikimit nga biznes plani i hartuar, i cili është pjesë përbërëse e Marrëveshjes.

Sa është lartësia e grantit?

Lartësia e granit është 270.000 denarë për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve, në përputhje me specifikimin e biznes planit të miratuar, i cili është pjesë përbërëse e Marrëveshjes.

A mund të furnizojë pajisje dhe repromateriale, ndërkaq të njëjtat paraprakisht nuk janë paraparë në biznes planin

Po, mundet. Furnizimet bëhen sipas specifikimit të biznes planit të hartuar, i cili është pjesë përbërëse e Marrëveshjes.
Në bazë të ndryshimeve, paraqitni kërkesë për ndryshimin e furnizimit të pajisjes ose materialeve, ndërkaq nëse e njëjta është në përputhje me qëllimet, si dhe në drejtim të realizimit të biznes planit të parashikuar, me procedurë të posaçme mund të bëhet ndryshimi i furnizimit të pajisjes/materialeve.

Çka mund të furnizoj me paratë e grantit?

Në përputhje me kushtet e Programit, me mjetet e grantit mund të furnizohet pajisje dhe/ose materiale në përputhje me specifikimin e biznes planit të miratuar, i cili është pjesë përbërëse e Marrëveshjes.

A ekziston afat për shfrytëzimin e mjeteve ose mund t’i shfrytëzoj në çdo kohë deri në skadimin e vlefshmërisë së Marrëveshjes?

Po. Afati i shfrytëzimit të mjeteve do të përcaktohet në bashkëpunim me QP dhe Koordinatorin e Monitorimit të UNDP. Gjithsesi, se çdo pjesëmarrës i Programit duhet ta ketë parasysh se mjetet e grantit duhet të shfrytëzohen në afat sa më të shkurtër pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Me mjetet e grantit a mund t’i mbuloj shpenzimet e qirasë, shpenzimet komunale, faturat për shpenzime rrjedhëse, lejet dhe licencat për punë?

Јо.

Në përputhje me kushtet e Programit, mjetet e grantit mund të shfrytëzohen vetëm për furnizimin e pajisjes dhe ose materialeve.

Kur mund ta pranojmë pajisjen dhe materialet e furnizuara përmes Programit?

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së grantit, shfrytëzuesi mund të fillojë me realizimin e furnizimeve të pajisjes dhe/ose materialeve të planifikuara.

Comments are closed