Për programin

PROGRAM PËR VETËPUNËSIM

 
Ëndërroni biznesin tuaj personal? Dëshironi të jeni “zot i vetvetes”?
 
Nëse nuk jeni të punësuar dhe në mënyrë aktive kërkoni punë, Programi për Vetëpunësim ju ofron mundësi të shkëlqyer për themelimin e biznesit personal. Me përfitimin e mjeteve të pakthyeshme, në lartësi prej 246,000 denarë deri në 307,500 denarë, ose deri në 615,000 denarë për kompani të themeluar nga dy partnerë, si dhe mbështetje këshilluese dhe trajnim nga fusha e sipërmarrësisë, vizioni për realizimin e biznes idesë tuaj ka gjasa reale të realizohet.
 
Kandidatët e seleksionuar me sukses nga ciklet e Programit, do të kenë mundësi të marrin mbështetje këshilluese dhe financiare për regjistrimin e bizneseve personale dhe për furnizim me pajisje të nevojshme dhe/ose materiale. Me këtë, ata bëhen subjekte juridike konkurruese, të gatshme për t’u përballur me sfidat e tregut.
Të gjitha informacionet e detajuara për Programin, kushtet e aplikimit, procesin e seleksionimit, storjet e suksesshme të bizneseve tanimë të themeluara dhe mbështetura nga ky Program, do të mund t’i gjeni në këtë e-faqe ose në klubet e punës pranë qendrave të punësimit në mbarë vendin.
 
Programi realizohet bashkërisht nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë (APRM), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Programi për Vetëpunësim është pjesë e Planit Operativ të masave aktive dhe programeve për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2018.
 

Informata më të hollësishme mund të merrni në numrin (02) 3111-850 në shërbimin qendror të Agjencisë së Punësimit të RM-së ose në klubet e punës në tridhjet Qendrat e Punësimit të Republikës së Maqedonisë

1