I. Faza e aplikimit

Kur do të shpallet konkursi/thirrja publike për aplikim në Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara?

Shpallja e konkursit për Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara do të publikohet gjatë gjysmës së dytë të muajit shkurt të vitit 2015. Shpallja do të zgjasë tridhjetë (30) ditë pune.
Shpallja publike, gjithashtu, publikohet në ueb-faqet e APRM dhe MPPS (www.avrm.gov.mk;www.samovrabotuvanje.mk dhe www.mtsp.gov.mk), si dhe në tabelat e shpalljeve në qendrat e punësimit të APRM.
Shpallja e dytë Publike planifikohet të publikohet në muajin maj të vitit 2015.

Kush mund të aplikojë për të marrë pjesë në Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara?

Në Program mund të paraqiten persona të papunësuar të aftë për punë me aftësi të kufizuara me status të kërkuesit aktiv të punës edhe atë më së paku një (1) ditë para ditës së shpalljes së konkursit.
Kërkuesit aktivë të punës janë persona të papunësuar të cilët si të tillë paraqiten çdo muaj në qendrat përkatëse për punësim në APRM.

Për informata më të detajuara drejtohuni te personat përgjegjës të Programit Vetëpunësim në qendrat kompetente për punësim.
Lista e personave të punësuar në qendrat e punësimit në APRM: http://www.avrm.gov.mk/content/pdf/SPISOKZAVRABOTENI.pdf

Ku mund të aplikoj?

Paraqitja e personave të interesuar për pjesëmarrje në Program mund të realizohet në dy mënyra: drejtpërsëdrejti në Qendrën Lokale të Punësimit (gjithsej 30 qendra në mbarë shtetin), në të cilat janë evidentuar personat e interesuar.

A duhet të regjistroj firmë para se të aplikoj?

JO. Në Programin Vetëpunësim mund të paraqiten personat e evidentuar të papunësuar të cilët në momentin e paraqitjes për të marrë pjesë në Program nuk shfaqen në Regjistrin Tregtar të Regjistrit Qendror si themelues, përkatësisht pronarë të firmës

Si rrjedhë procedura e aplikimit?

Të gjithë personat e papunësuar të interesuar – punëkërkues aktivë të cilët gjatë kohëzgjatjes së konkursit do të manifestojnë interesim për të marrë pjesë në Programin Vetëpunësim për personat me aftësi të kufizuara, duhet të paraqiten në Qendrën përkatëse për punësim të APRM dhe ta plotësojnë Fletë-aplikimin për pjesëmarrje me mbështetje të personave të punësuar të trajnuar të qendrës për punësim.Pastaj, aplikantët ftohen në takime individuale në Qendrën e Punësimit, ku do t’i marrin të gjitha informatat në lidhje me Programin. Pasi pjesëmarrësit të njoftohen me të gjitha të drejtat dhe obligimet, si dhe me përfitimet të cilat i ofron Programi, personat e interesuar e plotësojnë Fletë-aplikimin për pjesëmarrje.

Si mund të përgatitem më mirë për plotësimin e pyetësorit dhe ta kaloj me sukses këtë hap?

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në Program për plotësimin e pyetësorit mund të përgatiten në mënyrat si vijojnë:

Prezencë në punëtori informative në Qendrën kompetente të Punësimit. Vendi dhe koha e mbajtjes së takimeve informative mund të mësohet nga personi përgjegjës i Programit Vetëpunësim në Qendrën e Punësimit.

Përgatitje individuale përmes shfrytëzimit të Manualit për identifikimin dhe zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse dhe afiniteteve tek aplikantët për Vetëpunësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe literaturës tjetër nga fusha e sipërmarrësisë, të cilën mund ta gjeni në ueb-faqen e Vetëpunësimit (www.samovrabotuvanje.mk) Të gjitha materialet janë adaptuar për shfrytëzim, konform nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *