II. Faza e trajnimit

Cili është roli i mentorit, të caktuar për secilin pjesëmarrës potencial në Program?

Pas zgjedhjes fillestare të pjesëmarrësve, çdo kandidat do ta ketë mundësinë të zgjedh mentor nga lista e mentorëve të përzgjedhur i cili brenda 12 muajve në mënyrë intensive do të bashkëpunojë dhe do ta këshillojë pjesëmarrësin në Program. Roli i mentorit konsiston me sigurimin e qasjes individuale ndaj punës së personave me aftësi të kufizuara gjatë gjithë procesit dhe veçanërisht në drejtim të motivimit të tyre dhe mbështetjes psiko-sociale.
Mentori, pas trajnimeve, do të paraqes mendim në lidhje me predispozitat e kandidatëve për fillimin e biznesit personal. Ky mendim do të merret parasysh nga ana e Komisionit për zgjedhjen e pjesëmarrësve në Program gjatë evaluimit të bizneseve.
Lista e mentorëve, të cilët do të marrin pjesë në pilot-programin, do të seleksionohen në bazë të kualifikimeve të tyre.

Cilat trajnime u ofrohen pjesëmarrësve në Programin Vetëpunësimi i personave me aftësi të kufizuara?

Varësisht nga konstatimet që rezultojnë nga takimet individuale të personave me ekspertët e punësuar pranë Qendrës së Punësimit, personat me aftësi të kufizuara mund të ndjekin:
Trajnim për aftësi të buta (zhvillimi i aftësive të komunikimit dhe prezantuese, gjuhë angleze, aftësi kompjuterike dhe aftësi tjera…)

Për të gjithë kandidatët është i detyrueshëm:
– Trajnimi për sipërmarrësi dhe biznes planifikimi. Ai ka për qëllim përmirësimin e përgatitjes për punë të pjesëmarrësve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre individuale për sipërmarrësi dhe fillimin e biznesit personal.

Trajnimi do të zbatohet në klubet e punës të qendrave të punësimit.
Të gjitha trajnimet do të përshtaten konform nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Si mund t’i kuptoni rezultatet nga trajnimi i realizuar?

Pas përfundimit të trajnimeve nga çdo cikël, lista e biznes ideve më të suksesshme do të publikohet në tabelën e shpalljeve në qendrën përkatëse të punësimit, si dhe në ueb-faqen zyrtare të APRM. Njëkohësisht, të ngarkuar për informimin e kandidatëve do të jenë personat ekspertë të punësuar pranë qendrave të punësimit.

Cili është hapi i radhës, pas trajnimit të kryer me sukses?

Pas përfundimit të trajnimit kandidati, në bashkëpunim të ngushtë me mentorin, do të paraqes biznes plan në të cilin do të prezantohen udhëzime të qarta për biznesin të cilin dëshiron ta themelojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *