IV. Faza e regjistrimit të firmës dhe punësimi

Cili lloj i subjektit juridik është më i mirë për regjistrimin e biznesit tim?

Format juridike të cilat mund të shfrytëzohen për regjistrimin e biznesit, konform Programit Vetëpunësimi i personave, do të përcaktohen në koordinim me mentorët e përfshirë në procesin e trajnimeve.

A mund të punësoj edhe person tjetër, të mbështetur nga Programi?

Po. Në përputhje me nevojat e biznesit konkret, kandidatëve u ofrohet mundësia të aplikojnë për (maksimum) dy punësime shtesë. Atyre që do t’u miratohen punësimet shtesë, mbështetja për një person do të jetë në lartësi prej 92.000 denarë për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve.

Nëse tanimë janë miratuar punësimet shtesë përmes Programit, kur mund t’i punësojë të njëjtit?

Në afat prej 30 ditësh pas nënshkrimit të marrëveshjes, keni obligim t’i punësoni personat e miratuar shtesë.

Personi i punësuar shtesë/ a duhet detyrimisht të jetë person me aftësi të kufizuara?

Jo

Prej kur duhet të filloj të paguaj kontribute?

Varësisht nga lloji i subjektit të regjistruar juridik, fillojnë edhe obligimet e çdo firme (subjekti juridik).

A kthehen paratë e grantit?

• Pjesëmarrësit e Programit, të cilët e kanë përfituar të drejtën e shfrytëzimit të mjeteve të grantit, përfitojnë të drejta dhe obligime të caktuara. Në vijim ua prezantojmë një pjesë të obligimeve që i ndërmarrin shfrytëzuesit e mjeteve të grantit:
Nëse presoni – shfrytëzues i grantit e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë (me këtë i pushon edhe marrëdhënia e punës) para skadimit të një (1), përkatësisht dy (2) viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, ose vetëm i pushon marrëdhënia e punës, ndërsa në vendin e tij menjëherë nuk punësohet person tjetër, personi – themelues i firmës ka obligim, brenda periudhës prej 12 muajve, të kthejë:
− 80% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve dhe
− 60% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve, nëse e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë (me këtë i pushon edhe marrëdhënia e punës) para skadimit të 2 viteve nga data e regjistrimit të biznesit.

• Biznesi i regjistruar, i cili është mbështetur konform këtij Programi, nëse pas skadimit të gjashtë (6) muajve të parë nga regjistrimi i biznesit nuk ka realizuar transaksione financiare (përkatësisht, bruto pagë të paguar) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë i dërgon një shkresë me vërejtje për mos-aktivitet të firmës. Nëse pas skadimit të 3 (tre) muajve nga dita e dërgimit të vërejtjes, personi – shfrytëzues i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë do të hap procedurë për kthimin e mjeteve të miratuara me grantin.

Çka nëse heq dorë para ose pas regjistrimit të firmës?

Në rast të mosrespektimit dhe moskryerjes së obligimeve të Programit dhe Marrëveshjes, ndaj shfrytëzuesve do të zbatohen sanksionet e përcaktuara dhe kontraktuara:

• Personat të cilët në kuadër të ciklit projektues, kanë paraqitur biznes plane dhe biznes planet e të cilëve e kanë kaluar me sukses procesin e evaluimit, ndërkaq do të heqin dorë nga pjesëmarrja e mëtutjeshme, para shfrytëzimit të mjeteve të grantit, nuk kanë sanksione.

• Nëse personi – shfrytëzues i grantit e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë (me këtë i pushon edhe marrëdhënia e punës), para skadimit të një (1) përkatësisht 2 (dy) viteve nga data e regjistrimit të biznesit, ndërsa në vendin e tij nuk punësohet menjëherë person tjetër nga target grupi i njëjtë, themeluesi i firmës ka obligim brenda periudhës prej 12 muajve të kthejë:
− 80% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve ose
− 60% të mjeteve financiare të shfrytëzuara për furnizimin e pajisjes dhe/ose materialeve nëse e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë para skadimit të dy (2) viteve nga data e regjistrimit të biznesit.

Nëse më ofrohet një punë tjetër, a mund të punësohem, ndërsa në vendin tim të punësoj një person tjetër?

Po, duhet menjëherë të punësohet person tjetër nga target grupi i njëjtë. Personi i sapo-punësuar i ndërmerr të drejtat dhe obligimet e firmës nga Marrëveshja si drejtor i saj.

A mund të më ndihmoni në sigurimin e lejeve, aktvendimeve ose certifikatave të cilat janë të domosdoshme për regjistrimin e subjektit juridik në Regjistrin Qendror të RM-së?

Sigurimi i dokumenteve (leje, aktvendime certifikata, licenca, etj.) të nevojshme gjatë regjistrimit të disa subjekteve juridike është obligim i kandidatit dhe i njëjti do të realizohet me mbështetjen e mentorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *